Spalleti i befason të gjithë

Futboll

Spalleti i befason të gjithë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:12
Spalleti

Luciano Spalletti nuk do të ndalet.

Të paktën nuk e ka ndërmend të marrë një vit pushim pas sezonit triumfues me Napoli-n dhe fitores së titullit në Serinë A.

Këtë e ka thënë vetë trajneri gjatë një eventi të zhvilluar në Certaldo. Në lidhje me zërat për një ndalesë të tij të mundshme për një vit, Spalletti ka thënë:

“E keni shpikur ju dhe vazhdoni ta përmendni ju, unë kam thënë se duhej të merrja pak frumë dhe duhej të sistemoja disa gjëra.

Më duhet pak kohë, më pas do të shikoj dhe do të vlerësoj se për çfarë kam nevojë.

“koncepti i një vit pushim nuk është për mua. Situata ndryshojnë dhe mund të tërhiqesh nga gjëra të tjera”, ka deklaruar Spalletti.

Në lidhje me mundësinë për të drejtuar Juventus-in:

“Është një oyetje shumë e vështirë për t’i dhënë përgjigje tani: ata që thonë se duhet të shkoj tek Juve sepse tani është Giuntoli aty… janë të mjerë dhe nuk kanë argumente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat