Rikthimi në fushën e blertë

Futboll

Rikthimi në fushën e blertë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 23:21
Pablo Zabaleta

Tre vjet pasi “vari këpucët në gozhdë”, Pablo Zabaleta u vesh sërish me pantallona të shkurtra, duke iu rikthyer futbollit të luajtur.  

Ndihmësi i Silvinjos në Kombëtaren shqiptare, bëri debutimin në Kings League, duke përfaqësuar skuadrën Kuinsports me në krye Serxhio Agueron, për të qenë lojtari i 12-të, për klubin e mikut të tij.

Zabaleti i solli fat Kuinsports-it, teksa tregoi se ka ende cilësi dhe fuqi në këmbët e tij.  

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 4-4, teksa skuadra e Agueros fitoi me shootout (penallti në ecje), teksa Zabaleta arriti të shënonte një nga këto gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat