Vjen edhe zyrtarizimi nga presidenti

Futboll

Vjen edhe zyrtarizimi nga presidenti

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 00:20
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit dhe lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigez.

Ançeloti do ta marrë drejtimin e skuadrës “seleçao” duke nisur nga vera e vitit 2024.

Ai do të drejtojë skuadrën fillimisht në Kupën e Amerikës e më pas do të marrin pjesë në Botërorin që do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë e Kanada.

Ançelotit i përfundon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm dhe palët nuk do të vazhdojnë më bashkëpunimin ndërkohë që lajmi për largimin nga Reali ishte diskutuar prej kohësh por vetëm tani ka ardhur zyrtarizimi nga presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat