Ballkani del me një njoftim për biletat e ndeshjes kundër Ludogoretsit

Futboll

Ballkani del me një njoftim për biletat e ndeshjes kundër Ludogoretsit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 00:38
Logo e Ballkanit

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do të ndeshet me skuadrën e Ludogoretsit në fazën e parë kualifikuese të Champions League.

Ndeshjen e parë Ballkani e zhvillon javën e ardshme si vendas më 11 korrik.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga ndeshja e parë, ende nuk kanë dal në shitje biletat, gjë që janë interesuar një numër i madh i tifozëve.

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se arsyeja pse nuk kanë dal në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ludogoretsit, është se ende nuk është caktuar stadiumi ku do të luhet ndeshja.

"Fillimisht ju falenderojmë për interesimin e jashtëzakonshëm që po e tregoni, lidhur me biletat për ndeshjen ndaj Ludogorets, në UEFA Champions League.

Duke qenë se ende nuk është përcaktuar përfundimisht se në cilin stadium do të zhvillohet takimi i parë kualifikues, ne nuk po mund t’i plasojmë në shitje biletat.

Jemi duke pritur edhe ne me padurim që kjo të qartësohet, andaj në momentin kur ta kemi të konfirmuar, do të iu njoftojmë menjëherë.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju falenderojmë që i rrini besnik kampionit të Kosovës, në rrugëtimin evropian", njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat