Struga Trim Lum mposhtet nga Tirana

Futboll

Struga Trim Lum mposhtet nga Tirana

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:30
Struga Trim Lum

Struga TL – Tirana 1:2 është epilogu i takimit miqësor në Ohër. 

Mysafirët nga Shqipëria kaluan në epërsi me 0:1 në minutën e 37-të, por pas dy minutash barazoi Bunjamin Shabani.

Goli i fitores nga Tirana u shënua në minutën e 69-të.

Megjithatë, duhet thënë se pavarësisht humbjes, lojtarët tanë të strategut Shpëtim Duro treguan se janë në formë të mirë, krijuan më shumë raste për të shënuar, të paktën kjo ndeshje duhej të përfundonte pa fitues, por kështu. është në futboll, kur nuk i shfrytëzon shanset, pason dënimi.

Natyrisht, më 11 korrik (e martë) presim një paraqitje edhe më të mirë të Strugës Trim Lum në Vilnius, në ndeshjen e parë të xhiros së parë kualifikuese në Champions League dhe një rezultat të mirë.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Ohër më 19 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat