Brighton i kërkon Chelseas më shumë se 100 milionë funte për Caicedon

Futboll

Brighton i kërkon Chelseas më shumë se 100 milionë funte për Caicedon

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:09
Caicedo

Brighton & Hove Albion ka kërkuar nga Chelsea të paguajë më shumë se sa 100 milionë funte nëse dëshiron transferimin e futbollistit Moises Caicedo.

Chelsea së fundmi është njohur me disa largime nga reparti i mesfushës (N'Golo Kante i është bashkuar Al-Ittihad, Ruben Loftus-Cheek Milanit e Mason Mount Manchester Unitedit) dhe po tenton që të gjejë opsione të reja. Një nga objektivat është futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit i cili aktualisht është futbollist i Brightonit. 

Sipas "The Telegraph", Brighton ka kërkuar më shumë se sa 100 milionë funte për Caicedo, duke kujtuar refuzimin e ofertës së mëhershme në vlerë prej 70 milionë funte që ishte propozuar nga Arsenal. .

Në sezonin e kaluar Caicedo ka luajtur një rol kyç në mesfushën e Brighton, duke e ndihmuar skuadrën të arrinte në gjysmëfinalen e FA Cup si dhe të kualifikohet në Europa League.

Gjatë sezonit 2022-2023, ekuadoriani ka bërë gjithsejt dyzet e tri paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat