Calhanoglu vazhdon qëndrimin te Inter

Futboll

Calhanoglu vazhdon qëndrimin te Inter

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:11
Calhanoglu

Hakan Calhanoglu do të vazhdojë të jetë futbollist i Interit. Klubi italian ka treguar për arritjen e marrëveshjes së re.

"Inter mund të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Hakan Calhanoglu për të zgjatur qëndrimin e tij në klub. Mesfushori 29-vjeçar ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027", ka njoftuar klubi nga qyteti i Milanos.

Marrëveshjen paraprakisht e kishte paralajmëruar edhe vetë futbollisti.  

"Përshëndetje tifozë të Interit, kam një lajm të mirë për ju: ne do të jemi ende bashkë për të mbrojtur ngjyrat e Nerazzurrëve. Forza Inter", ka shkruar ai.

Turku iu bashkua Interit në vitin 2021 nga rivali lokal, Milan. Ai deri më tash ka luajtur gjashtëdhjetë e shtatë ndeshje për skuadrën e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat