Bonucci në planet e Newcastle, Juve do ta largonte me dëshirë

Futboll

Bonucci në planet e Newcastle, Juve do ta largonte me dëshirë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 07:39
Leonardo Bonucci

Newcastle United ka nisur përpjekjet për një transferim të mundshëm të mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.

36-vjeçari ka edhe një vit në kontratën e tij me Zonjën e Vjetër që do të ishte e gatshme ta shesë gjatë kësaj vere.

Italia përfiton rreth 6.5 milionë euro neto për sezon (rreth 13 milionë euro bruto) dhe largimi i tij do ta lehtësonte dukshëm listën e pagave të Bianconerëve që është ndër prioritetet e kësaj vere.

Calciomercato.com njofton se Newcastle veçmë po i shqyrton mundësitë për ta realizuar transferimin e veteranit në këtë afat kalimtar.

Akoma nuk ka asnjë ofertë, por Juve është duke pritur e shpresën se mund të ketë zhvillime në javët në vijim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat