I shpëtoi sulmit me thikë, kush është administratori i Korabit në listën e zezë të drejtësisë fqinje

Futboll

I shpëtoi sulmit me thikë, kush është administratori i Korabit në listën e zezë të drejtësisë fqinje

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:26
Fehmi Mëziu

Mëngjesin e ditës së sotme është administratori i klubi të futbollit "Korabi", Fehmi Mëziu. Kreu i skuadrës së Korabit ishte në kërkim ndërkombëtar, teksa vetëm ditën e sotme është mundur të arrestohet.

I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni . Fast Albania, DVP ka finalizuar operacionin në kapjen e 51-vjeçarit.

Mëziu është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi prej vitesh së bashku me miqtë e tij investonte te klubi i futbollit Korabi në Peshkopi, madje duke ia dalë të ngjiste klubin edhe në Superligë gjatë sezonit 2016-17. Përpara vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit, teksa në fakt mund të themi se ishte një president "pa letra", kjo për shkak se aksionet e klubit zotëroheshin nga bashkia Dibër.

Pas vitit 2016, Mëziu pati një konflikt me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, duke u dorëhequr nga drejtimi i klubit, për t'u rikthyer muaj më pas.

Marsin e 2016, Fehmi Mëziu u sulmua me thikë në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet nga dy persona, duke shpëtuar nga sulmi edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Pas këtij viti, Mziu u rikthye sërish në krye të klubit dibran, madje duke qenë pranë ngjitjes së ekipit në Superligë në dy raste, por pa ia dalë me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat