Endrick: Reali është klubi i zemrës, më bindi edhe Vinicius

Futboll

Endrick: Reali është klubi i zemrës, më bindi edhe Vinicius

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:31
Endrick

Endrick është një nga premtimet më të mëdha të futbollit brazilian.

Edhe pse në moshën 16-vjeçare, ai është pjesë e ekipit të parë të Palmeiras ndërsa ka firmosur një kontratë me Real Madridin dhe sezonin e ardhshëm do të bashkohet me Los Blancos.

Për sulmuesin në garë ishin edhe klube të tjera si Paris Saint-Germain apo Barcelona, por vetë Endrick në një intervistë për “Marca”, shprehet se Reali është skuadra e tij e zemrës dhe madje zbulon se emri i tij mund të kishte qenë edhe Di Stefano, ashtu si legjenda e klubit spanjoll.

“Real Madrid është skuadra që unë dashuroj, skuadra me të cilën jam rritur. Jam rritur duke ndjekur idhujt e mi te Reali dhe mund t’ju them se emri im mund të ishte edhe Di Stefano si ai i legjendës. Prindërit kishin dëshirë të më vendosnin këtë emër në fillim, por më pas ndryshuan mendje.

Reali Madridit ka shumë histori dhe aty kanë luajtur e luajnë shumë brazilianë. Unë e shoh edhe si një sfidë aventurën në Madrid, prandaj edhe kërkova me ngulm transferimin në Spanjë. Kam ëndërruar gjithnjë të luaja për Real Madridin”, tha Endrick.

Më tej, braziliani shprehet se është konsultuar edhe me Vinicus Junior mbi Realin teksa zbuloi se patrioti i tij i tha fjalët më të mira për ambientin madrilen dhe se e siguroi se gjithçka do të shkonte mirë.

“Vinicius më foli shumë për Realin, ishte një mesazh që më bëri të ndihem mirë pasi ai është nëj lojtar që unë e vlerësoj. Për mua Vinicius është një idhull sepse luan me Real Madridin”, u shpreh Endrick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat