Finalja e edicionit të tretë, skuadrat në kërkim të titullit të parë kampion

Futboll

Finalja e edicionit të tretë, skuadrat në kërkim të titullit të parë kampion

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 14:41
Pamje nga ndeshja

Prestige MFC – Art-Inox është finalja e edicionit të tretë të kampionatit Kombëtar të futbollit 5×5.

Kryeqytetasit dhe durrsakët siguruan biletat për në finale e tretë të këtij kampionati pas një gare të gjatë dhe shumë të luftuar, që ka nisur që prej muajit tetor të vitit të kaluar, teksa 32 skuadrat më të mira nga të gjitha zonat ku zhvillohet ky kampionat kishin kaluar në fazën play-off.

Në dy takimet gjysmëfinale, Prestige MFC mundi skuadrën e Genius me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa në ‘derbin durrsak’, Art-Inox triumfoi me shifrat 5-1 ndaj ekipit të Kismetit. Dy gjysmëfinale që dhuruan lojë të fortë dhe mjaft emocione edhe për të gjithë spektatorët e pranishëm në këto dy sfida.

Kampionati i futbollit 5×5 është një nga kompeticionet e rëndësishme që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në disa zona të vendit, me qindra ekipe të regjistruara dhe ka si qëllim rritjen dhe masivizimin e lëvizjes futbollistike amatore për të apasionuarit e sportit më popullor për shqiptarët.

Gjysmëfinalet e kampionatit kombëtar të futbollit 5×5:

Prestige MFC 2-0 Genius

Art-Inox 5-1 Kismeti

Finalja e kampionatit kombëtar të futbollit 5×5:

Prestige MFC – Art-Inox, e diel, ora 21:30, East Park Tirana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat