Pogba stërvitet me Juven, por joshet nga Arabia Saudite

Futboll

Pogba stërvitet me Juven, por joshet nga Arabia Saudite

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:16
Poll Pogba

Poll Pogba që prej disa ditësh ka nisur në Kontinasa fazën përgatitore me Juventusin, duke filluar stërvitjen një javë më herët se skuadra.

Në Torino ka mbërritur edhe menaxherja e sulmuesit Rafaela Pimenta, që e ka informuar mesfushorin francez për më të rejat nga merkato.

Veçanërisht për ofertat që vijnë nga Lindja e Mesme, që janë shumë herë më të mira se ajo e Juventus.

Gjithsesi, për momentin, mesfushori dëshiron të luajë me Juventusin, për ta shpërblyer për besimin dhe mbështetjen pas një viti zhgënjyes, kushtëzuar nga dëmtimet.

Gjithsesi, një ofertë e mirë në adresë të 30-vjecarit, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Juventus, mund të ishte një mundësi e mirë për “bardhezinjtë” për ta shitur. Në rast se kjo gjë ndodh, atëherë Juventusi do të sillte në Torino mesfushorin serb Sergej Milinkoviç-Saviç, që luan në Serie A, me Lazio.

Madje në këtë rast, Juventusi do të dilte me një bilanc pozitiv, pasi serbi paguhet më pak se francezi. Ndërkohë që, oferta që do të vinte nga Arabia Saudite për Pogba do të ishte thuajse e njëjtë me atë që “bardhezinjtë” do të paguanin për Milinkovic-Savic, për të cilin Lotito kërkon 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat