Vëmendja te sulmi kuqezi

Futboll

Vëmendja te sulmi kuqezi

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:18
Broja

Nga Seferi, te Cikalleshi dhe Broja, thuajse i gjithë sulmi i kombëtares së Shqipërisë është përfshirë nga ethet e merkatos.

Paraqitja e shkëlqyer me Vorskla Poltavën, ku realizoi 13 gola në sezonin e fundit ka tërhequr vëmendjen e nënkampionëve të Ukrainës. Dnipro ka vendosur Taulant Seferin në krye të listës së blerjeve, madje është gati të shpenzojë 1 milion euro për të marrë shërbimet e sulmuesit kuqezi.

Kjo do të thotë se vlera e 26-vjeçarit është dyfishuar, pasi në verën e vitit 2022 ai u largua nga Tirana drejt Vorskla Poltava për 500 mijë euro.

Pak më e ndryshme është situata për Sokol Cikalleshin.

Sulmuesi mbylli periudhën e huazimit me skuadrën e Al Kalezh në Arabinë Saudite. Futbollisti 32-vjeçar kthehet te Koniaspor në Turqi, skuadër kjo që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.

Drejtuesit e klubit I kanë bërë të ditur sulmuesit se është pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që aim und të ndryshojë ambjent në rast të një oferte të rëndësishme.

E gjitha për t’u vendosur është e ardhmja e Armando Brojës. I kthyer pas një dëmtimi të rëndë, sulmuesi është bashkuar me skuadrën e parë të Chelsea që në ditën e parë të stërvitjes me trajnerin e ri Mauricio Pochettino.

Po ashtu, 21-vjeçari do të udhëtojë me Blutë e Londrës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fazën përgatitore.

Ky është një muaj i rëndësishëm, pasi ka shansin të tregojë klasin e tij. Vetëm pas rikthimit në Londër, Pochettino do të vendosë nëse do të mbajë në skuadër Brojën, që sipas mediave angleze ka shumë simpatizues në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat