Portieri i Rio Aves do të mbrojë për skuadrën shqiptare? 

Futboll

Portieri i Rio Aves do të mbrojë për skuadrën shqiptare? 

Nga: K.G.. Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:20
Vasko Vasilev në mes

Portieri i Rio Ave, Vasko Vasilev, është afër kalimit në radhët e klubit të ligës së parë maqedonase, KF Gostivari.

Skuadra shqiptare është në negociata me disa portierë, mes tyre edhe me Risto Jankov, por pasi dështoi mundësia me ish – portierin e Rabotniçkit për ta transferuar, tani më afër është i riu 19-vjeçar Vasilev, i cili është pjesë e ekipi të të rinjve të Rio Aves.

Vasilev ka mbrojtur për ekipet e të rinjve të Maqedonisë dhe ka dy paraqitje për U21 kundër Letonisë dhe Armenisë në ndeshje miqësore. 

Gostivari synim kryesor ka mbijetesën  në elitën e futbollit maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat