Godet Atalanta

Futboll

Godet Atalanta

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:45
Mitchel Bakker

Godet Atalanta, firmos me holandezin që kërkonte Interi!

Mitchel Bakker është pjesë e Atalantës.

Anësori holandez, i cili kërkohej edhe nga Interi e Lazio, përfundoi në klubin bergamask, që u tregua gati të paguajë 10 milionë euro në arkat e Bayer Leverkusenit.

Bakker luan si anësor i majtë dhe mund të përshtatet në mënyrë perfekte në skemën 3-5-2 të Gasperinit, teksa do të jetë në dispozicion të bergamaskëve që ditën e parë të grumbullimit.

Për anësorin holandez shfaqi interes të fortë edhe Interi, që nisi kontaktet zyrtare, por për sa kohë që nuk shitet Robin Gosens, zikaltrit nuk mund të afrojnë askënd tjetër për krahun e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat