Nis shitja e biletave për ndeshjen e Ballkanit ndaj Ludogoretsit

Futboll

Nis shitja e biletave për ndeshjen e Ballkanit ndaj Ludogoretsit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

FC Ballkani ka njoftuar se ka nisur me shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Ludogoretsit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 11 korrik.

Biletat do të shiten vëtëm online, teksa klubi nga Suhareka ka shpjeguar edhe procedurën se si blihen ato.

Bileta më e lirë kushton 3 euro, kurse më e shtrenjta 25 euro.

“Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – PFC Lugogorets 1945

7 korrik, 2023 – FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen e parë në kuadër të UEFA Champions League ndërmjet FC Ballkani dhe PFC Lugogorets 1945, e cila zhvillohet më datë 11/07/2023 në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

Biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online.

Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë:

Veri dhe Jug 3 euro,

Lindje 5 euro,

Perëndim 10 euro, dhe

VIP 25 euro ( te perfshira pijet )

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën):, njofton FC Ballkani,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat