Presidenti i Brazilit kritikon vendimin që Ancelotti ta drejtojë Brazilin

Futboll

Presidenti i Brazilit kritikon vendimin që Ancelotti ta drejtojë Brazilin

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:31
Luiz Inacio Lula da Silva

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka kritikuar emërimin e Carlo Ancelottit si trajner i ri i Kombëtares së Brazilit, duke u shprehur se ai do të ishte më mirë të zgjidhte problemet e Kombëtares së Italisë.

Italiani do të marrë drejtimin e brazilianëve në qershorin e ardhshëm. Deri atëherë skuadra do të udhëhiqet nga trajneri i Fluminense, Fernando Diniz. 

“Unë e admiroj Ancelottin, por ai kurrë nuk ka qenë trajner i kombëtares së Italisë.

Pse nuk e zgjidh problemin e Italisë, e cila nuk u kualifikua në Botërorin 2022”, ka thënë Lula për stacionin televiziv SBT. 

“Unë jam fans i Dinizit. Ai ka personalitetin, kreativitetin dhe është ai që e thotë fjalën kryesore në zhveshtore”.

Brazili u eliminua në çerekfinale të Botërorit "Qatar 2022" nga kroacia dhe dhe trajneri Tite kishte dhënë dorëheqjen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat