Lista e lojtarëve të skuadrës shqiptare për Champions League

Futboll

Lista e lojtarëve të skuadrës shqiptare për Champions League

Nga: K. G. Më: 7 korrik 2023 Në ora: 23:55
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum, kampioni i Maqedonisë së Veriut, është gati për rrethin e parë të kualifikueseve për Champions League në futboll. 

Skuadra shqiptare do të përballet me kampionin e Lituanisë,  Zalgiris.

Ndeshja e parë luhet në Vilnius më 11 korrik, ndërsa shtatë ditë më vonë ajo e kthimit në “Biljanini Izvori” në Ohër.

Lista e lojtarëve të Strugës:

Portierë: Christian Kitanovski, Raif Mirsellovski, Vedran Qosevski. Mbrojtës: Hadis Tairi, Mexhit Neziri, Besart Krivanjeva, Ard Kasami, Ardi Idrizi, Edis Maliqi, Vangel Zguro, Sava Radiq; mesfusha: Flamur Tairi, Besmir Bojku, Bunjamin Shabani, Hogan Ukpa, Valentin Koçoski; sulmues Mentor Mazrekaj, Abdulhadi Jahja, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Senad Jaroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat