Ish - i i Ajaxit, Manchester United dhe Bayernit përfundon te Girona

Futboll

Ish - i i Ajaxit, Manchester United dhe Bayernit përfundon te Girona

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 00:19
Daley Blind

Është zyrtare: Daley Blind firmos për Gironan në La Liga. Mbrojtësi holandez bëhet fytyra e parë e re e skuadrës kuqebardhë për sezonin 2023-24. Ai ka nënshkruar për dy sezonet e ardhshme, pra deri në vitin 2025.

Kartoni i holandezit zotërohej nga Bayerni.

Pa dyshim që ish-i  i Ajaxit dhe Manchester United ngre nivelin e skuadrës së Míchel. Nënshkrimi i tij ishte diskutuar prej javësh, por gjithçka u vonua për shkak të sfidave të UEFA Nations League (ai u thirr nga Holanda) dhe pushimet verore.

Blind i është nënshtruar një kontrolli mjekësor mëngjesin e kësaj të premteje dhe pasdite ka shkuar në zyrat e klubit për të vulosur firmën në kontratë.

Blind ka përvojë të gjerë me klube të nivelit të lartë evropian. Ai luajti 333 ndeshje për Ajaxin dhe 141 për Manchester United. Përveç kësaj, futbollisti i ri i Gironas ka luajtur edhe për Groningenin dhe Bayernin. Blind ka luajtur 110 ndeshje për Holandën dhe ka marrë pjesë në Kupat e Botës në Brazil dhe Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat