Interi gjen sponsorin e ri të fanellës

Futboll

Interi gjen sponsorin e ri të fanellës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 12:21
Fanella e INterit

Interi gjen sponsorin e ri të fanellës!

Interi duket se ka gjetur zgjidhje sa i përket sponsorit që do të mbajë në fanellë, duke u konfirmuar “Paramount+”, e cila ka firmosur një kontratë për tre sezone.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, zikaltrit kanë gjetur marrëveshjen me firmën e njohur amerikane të stream-eve për 20 milionë euro.

‘Paramount+” ishte gjithashtu sponsor i Interit për ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Mançester Sitit në finalen e Champions-it, pasi u ndërpre bashkëpunimi me “DigitalBits”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat