Terry njofton rikthimin sensacional te Chelsea

Futboll

Terry njofton rikthimin sensacional te Chelsea

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 12:33
Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry

Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry ka njoftuar se ai është rikthyer te “Blutë” për të punuar me akademinë e klubit.

Terry u largua nga Chelsea para disa muajve për të marrë rolin e asistent-trajnerit te Leicester City, por pas largimit të Dean Smith pas rënies nga liga, Terry rikthehet te Chelsea.

“Jam tejet i gëzuar që jam rikthyer në shtëpi për të punuar me akademinë”, shkroi Terry në “Twitter”.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Terry ka bërë plot 715 paraqitje për Chelsean, duke fituar plot pesë tituj të Premier Ligë, pesë tituj të FA Cup një titull të Ligës së Evropës dhe një të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat