Georgiev për një sulm më të fuqishëm të Voska Sport

Futboll

Georgiev për një sulm më të fuqishëm të Voska Sport

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:06
Pamje gjatë prezantimit

Voska Sport ka arritur marrëveshje me Boban Georgiev, një emër i njohur ky për futbollin tonë elitarë, aty ku numëron plotë 127 ndeshje.

Bëhet fjalë për një sulmues të krahut të majtë, i cili te skuadra shqiptare nga Ohri vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të Leotar Trebinje.

Para transferimit në Bosnje e Hercegovinë, Georgiev luante me Bregallnicën, për të cilën skuadër numëron plotë 62 ndeshje në Ligën e Parë.

Më së shumti ndeshje, 26 vjeçari kishte zhvilluar me Sileksin (63), ndërsa në futbollin maqedonas i njëjti kishte luajtur me Sileksin dhe Metalurgun.

Gjatë karrierës së tij përveç në Bosnje e Hercegovinë, ku ka luajtur edhe me Borac Banja Luka, Georgiev kishte luajtur edhe në Serbi me skuadrën e Radnik.

Georgiev me Voska Sport ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat