Radhën e ka kampioni i Evropës

Futboll

Radhën e ka kampioni i Evropës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:11
Jorginho

Pasi siguroi shërbimet e “katalizatorit” kroat të mesfushës, Marcelo Brozoviq nga “zikaltërit” e Inter, sauditët e Al-Nassr, ashtu si dhe shumë klube të tjera arabe, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen .

Tashmë në “radarët” e tyre ka rënë mesfushori i Arsenal, Jorginho.

Vetëm 6 muaj në “Emirates”, kampioni i Evropës me Italinë dhe Chelsea-n, mund ta shoh veten jashtë nga Premier League, me “topçinjtë” të cilët kanë vendosur ta lënë Jorginho të shkojë tek Al-Nassr.

Pra, vetëm nëse këta të fundit paguajnë 12 milionë paund për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat