Bayern tenton goditjen e bujshme

Futboll

Bayern tenton goditjen e bujshme

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:50
Tuichel

Objektivi kryesor i Bayern Munich në merkaton e verës është Harry Kane, por nuk është aspak e lehtë të bindet presidenti i Spurs, Levy.

Për këtë arsye drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë po mendojnë për një plan B.

Bëhet fjalë për Julian Alvarez, i cili ka fituar Triplete-n me Manchester City-n dhe Kupën e Botës me Argjentinën.

Megjithatë, roli i tij te Qytetarët në sezonin e sapo mbyllur ka qenë ai i një lojtari stoli.

Në fakt, duket e vështirë që Pep Guardiola ta konsiderojë titullar argjentinasin para Haaland.

Kjo situatë mund të shfrytëzohet nga Bayern për të provuar ta bindë kampionin e botës duke i ofruar atij një rol më qendror në një nga skuadrat më të mira të Europës.

Megjithatë, për të bindur Qytetarët që të shesin një nga lojtarët e tyre më të çmuar Bayern do të duhet të ofrojë një shumë të rëndësishme, sigurisht më shumë se vlerësimi prej 55 milionë eurosh që Transfermarkt i bën lojtarit.

Në javët e ardhshme priten risi, me Bayern-in që do të provojë të bindë Tottenham-in për Kane. Në rast se nuk do t’ia dalë, atëherë bavarezët do të hidhen në sulm për argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat