Të gjithë me fanellat e tij, futbollistët e Ajaxit në përkrahje të legjendës

Futboll

Të gjithë me fanellat e tij, futbollistët e Ajaxit në përkrahje të legjendës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 17:05
Edwin van der Sar

Portieri legjendar i Ajaxit, Juventusit, Manchester Unitedit dhe Kombëtares së Holandës, Edwin van der Sar përfundoi dje në repartin e kujdesit intensiv të Klinikës së Neurologjisë KBC në Split.

Ai të premten u diagnostikua me hemorragji cerebrale.

Një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave ishte me pushime në Hvar kur u sëmur dhe u dërgua me helikopter në Split.

Sot lojtarët e Ajaxit luajnë një ndeshje miqësore me Den Bosch në Sportpark De Toekomst.

Para fillimit të ndeshjes, të gjithë lojtarët e klubit të famshëm nga Amsterdami dolën në fushë të veshur me fanella me numrin 1 dhe emrin e Edwin van der Sar.

Ajax raportoi më parë se gjendja e Van der Sar ishte e qëndrueshme, por shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat