Synon mesfushorin e Arsenal

Futboll

Synon mesfushorin e Arsenal

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 17:57
Arsenali

Mas Marcelo Brozoviq, Al-Nassr është rikthyer në merkato.

Këtë herë në shënjestrën e arabëve përfundon Jorginho, mesfushori që aktivizohet në radhët e Arsenal.

Braziliani i natyralizuar në italian u transferua te “The Gunners” në merkaton e janarit dhe aktualisht ka kontratë edhe për një tjetër vit me londinezët.

Megjithatë, në rast se arabët prezantohen me ofertën e duhur atëherë Arsenal është gati të heqë dorë nga Jorginho. Topcinjtë pretendojnë të arkëtojnë 12 milionë euro dhe këtë ia kanë bërë të qartë atyre të Al-Nassr.

Tashmë, topi është në fushën e arabëve dhe pas Brozovic e Cristiano Ronaldos kërkojnë të pasurojnë organikën edhe me një tjetër yll nga Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat