Tottenhami do të ishte mundësi e mirë për Micky van de Ven

Futboll

Tottenhami do të ishte mundësi e mirë për Micky van de Ven

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 11:30
Micky van de Ven

Tottenham, një nga ekipet më të mëdha në Premier League, po vazhdon përpjekjet për të siguruar shërbimet e Micky van de Ven.

Mbrojtësi i Wolfsburg, sipas medieve britanike, është objektiv i “Spurs”.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, Tottenham ka bërë një ofertë në adresë të Wolfsburg-ut për Van de Ven, i cili kërkohet edhe nga Liverpooli, një tjetër klub i madh anglez.

Agjenti i lojtarit, Jose Fortes Rodriguez, ka thënë Tottenham do të ishte një mundësi e mirë për Van de Ven.

“Ne së pari duhet të bisedojmë me VfL-në. Unë mendoj se Tottenham do të ishte një lëvizje e mirë për Micky-n, por ende nuk ka marrëveshje”, tha agjenti i lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat