Pochettino paralajmëron yjet e skuadrës së tij me një mesazh të fortë

Futboll

Pochettino paralajmëron yjet e skuadrës së tij me një mesazh të fortë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 11:36
Mauricio Pochettino

Trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka këshilluar yjet e skuadrës së tij që të shfaqin cilësitë e tyre në sezonin e ri, por e pranon se duhet të bëjnë një punë të madhe për t’ju lejuar hapësirën atyre për të vepruar dhe shfaqur atë që dinë të bëjnë më së miri në fushë.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për lojtarë si Raheem Sterling, Mykhailo Mudryk dhe Enzo Fernandez sezonin e kaluar, të kaltrit duruan një sezon të vështirë, duke përfunduar në vendin e 12-të në tabelën e Premierligës. Në konferencën e parë për shtyp si trajner i Chelseat, Pochettino lëshoi ​​​​një paralajmërim për lojtarët, duke këmbëngulur se ata duhet të fillojnë të japin për ekipin.

Duke folur para gazetarëve, Pochettino tha: "Tani është një fillim i ri. Ata duhet të tregojnë cilësinë e tyre reale. Por ne duhet të krijojmë një platformë që ata të ndihen rehat dhe t'u krijojmë hapësirën për t’u paraqitur dhe përmirësuar. Këta lojtarë po vinin në rrethana të vështira dhe është një sfidë e madhe për ne, sepse na pëlqen të punojmë në këtë mënyrë, duhet t'u japim atyre mundësinë për të treguar se janë në gjendje të përballojnë presionin për të luajtur për Chelsean.

"Nuk është vetëm përgjegjësi e trajnerit që gjithmonë të jetë në humor me të gjithë. Lojtari ka përgjegjësinë të përpiqet të përshtatet dhe të ketë motivimin e tij dhe të mundohet të punojë shumë dhe të na lejojë të arrijmë të arrijmë më të mirën."

Chelsea theu rekordin e transferimeve britanike në janar për Enzo Fernandez pasi shpenzoi 125 milionë euro për argjentinasin. Mudryk mbërriti gjithashtu për çmimin e lartë prej 105 milionë euro, ndërsa Sterling u nënshkrua në verë për 55 milionë euro.

Skuadra e Pochettinos do të vizitojë ShBA-në në fund të këtij muaji për turneun e tyre para-sezonal ku do të përballen me Wrexham, Brighton, Newcastle United, Fulham dhe Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat