Chelsea pas portierit të Portos

Futboll

Chelsea pas portierit të Portos

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 14:13
Diogo Costa

Klubi anglez, Chelsea po mjaft shumë për të siguruar blerjen e portierit të Portos, Diogo Costa.

Costa, i cili ndiqet edhe nga Manchester United, është synim i ‘Bluve’ të Londrës.

Sipas medieve britanike, Chelsea do të shfrytëzojë parat e shitjes se Edouard Mendy tek Al Ahli në Arabi Saudite për transferimin e ‘gardianit’ të Portos.

Agjenti i Costas, Jorge Mendes thuhet se tashmë ka nisur negociatat me Chelsean për transferimin e Costas në ‘Stamford Bridge’.

Menaxheri i ri i londinezëve, Pochettino, i cili tashmë ka nisur punën tek skuadra angleze, pëlqen portierin e Portos të cilin e do në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Marrveshja mes dy palëve mësohet se mund të arrihet brenda pak ditësh pasi që është portieri portugez preferon kalim në Premier League, në një ndër ligat më të forta në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat