Kampioni i Bullgarisë zbarkon në Prishtinë

Futboll

Kampioni i Bullgarisë zbarkon në Prishtinë

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2023 Në ora: 15:13
Ludogorets

Skuadra bullgare Ludogorets të hënën në mëngjes (10 korrik) fluturon nga Varna për në Prishtinë, për ndeshjen e rrethit të parë kualifikues të Champions League.

Kampioni bullgar do të ndeshet me kampionin e Kosovës, Ballkani nga Theranda.

Ludogorests (të hënën) do të mbajë seancën stërvitore (në orën 19.30) në Prishtinë përkatësisht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Gjysmë ore para stërvitjes, trajneri Ivajlo Petev do të mbajë konferencë për media para ndeshjes, e cila luhet të martën në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat