Van der Sar në gjendje stabile

Futboll

Van der Sar në gjendje stabile

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 15:32
Van der Sar

Gjiganti holandez, Ajaksi ka përditësuar për gjendjen shëndetësore të shefit ekzekutiv të klubit, dhe ish-portierit, Edvin van der Sar.

Ditë më parë u bë e ditur se Van der Sar ka pësuar një gjakderdhje në tru gjatë pushimeve me familjen e tij në Split të Kroacisë.

Ish-portieri i Man, Junajtedit u dërgua menjëherë me helikopter në spital për trajtim të mëtutjeshëm. Tani, Ajaksi e ka bërë të ditur se Van der Sar do të mbetet në kujdes intensiv.

“Gjendja e tij është stabile, por ende shqetësuese.

Ajaksi e ndan këtë lajm përmes Annemarie van der Sar, gruas së Edvinit. Familja Van der Sar, së bashku me Ajaksin, është mirënjohëse dhe tejet e prekur nga mesazhet e shumta dhe përkrahja e madhe”,  thuhet në komunikatën e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat