Juventusi është dakord

Futboll

Juventusi është dakord

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 16:56
Logo e Juventusit

Juventusi e ka mbyllur edicionin në Serinë A në vendin e 7, si pasojë e dënimit me 10 pikë që mori nga Federata Italiane për çështjen e plusvalencave.

Një dënim që bardhezinjtë e kanë pranuar, edhe pse kjo do të thotë se do të luajnë në Ligën e Konferencës në këtë edicion, në vend që të luanin në Ligën e Kampioneve.

Por paralelisht me dënimin nga Federata italiane, është edhe ai i UEFA-s, e cila nuk toleron zakonisht klubet që përfitojnë në mënyrë të paligjshme për të marrë pjesë në aktivitetet e saj.

Kështu, edhe UEFA po mendon ndëshkimin e Juventusit dhe shumëkush parashikonte se do të kishte një përjashtim trevjeçar nga arena ndërkombëtare për klubin torinez.

Por e përditshmja “Corriere Dello Sport” bën të ditur se Juventusi është gati të arrijë një marrëveshje me UEFA-n. Nëse kjo e fundit e përjashton nga edicioni aktual i Ligës së Konferencës, Juventusi do të pranonte ndëshkimin dhe nuk do ta apelonte atë në KAS, duke ua thjeshtësuar gjërat ndërkombëtarëve.

Nëse UEFA do të bjerë dakord, Juventusi mund të nisë sezonin e ardhshëm i fokusuar vetëm në aktivitetet kombëtare, me synimin për t’u kthyer mes katër të parëve dhe në sezonin 2024-2025, të luajë përsëri në Ligën e Kampioneve pa iu frikësuar ndëshkimit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat