Luis Enrique beson te Neymar, braziliani do nuk largohet nga PSG

Futboll

Luis Enrique beson te Neymar, braziliani do nuk largohet nga PSG

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 17:40
Neymar

I padëshiruar në klubin ku performon, gjoba nga shteti për ndërtime pa leje dhe sherre në klubet e natës së brazilit.

Kjo është aktualisht gjendja e “fantazistit’ të PSG, Neymar, i cili nga “idhulli” i tifozëve “parisienë” është kthyer në një të urryer dhe tashmë pret vetëm largimin nga Franca.

Mirëpo, pavarësisht një oferte të majme të ardhur nga MLS, tekniku Luis Enriquee dëshiron ta mbajë brazilianin në Paris, teksa është i bindur se mund të ndryshojë sjelljen e lojtarit e ta kthejë brazilianin sërish në protagonistin që ishte dikur në arenën franceze.

Mirëpo, pavarësisht sezonit të keq që kaloi, Neymar sërish arriti të shkëlqente, duke arriti të shënojë plot 18 gola, si dhe të dhurojë 17 asistime për shokët e tij të skuadrës, në vetëm 29 përballje të regjistruara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat