Milanit i shuhet historia, asnjë të mbiemrit Maldini te kuqezinjtë

Futboll

Milanit i shuhet historia, asnjë të mbiemrit Maldini te kuqezinjtë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 10:44
Cesare, Paolo dhe Daniele Maldini.

Në sezonin e ri 2023/2024 në radhët e Milan nuk do të jetë pjesë një mbiemër Maldini, për herë të parë pas 67 vitesh. Kjo pasi nga klubi u largua drejtuesi dhe ish-lojtari Paolo Maldini, e pas tij së fundmi është larguar me formulën e huazimit edhe djali i legjendës kuqezi, Daniele Maldini.

Kujtojmë se më herët, pjesë e Milanit ka qenë edhe babai i Maldinit, Cesare duke krijuar kështu një dinasti unike në futbollin italian dhe jo vetëm. Megjithatë, tashmë pas përshëndetjes me më të riun e familjes Maldini, Daniele, kuqezinjtë humbasin copëza nga historia dhe tradita e tyre.

Sulmuesi Daniele është huazuar në radhët e Empolit dhe në këtë formë për herë të parë pas plot 67 vitesh një Maldini nuk do të jetë prezent në klubin e Milanit.

Një fakt që sigurisht prek dhe zemëron tifozët e Milanit që dinastinë Maldini e kanë të lidhur ngushtë me klubin e zemrës dhe një identifikues të ngjyrave kuqezi.

Megjithatë, drejtuesit e klubit po bëjnë lëvizjet e tyre në këtë merkato dhe kështu te Milan nuk do të ketë një Maldini jo vetëm në skuadrën e parë, por as në atë të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat