Nis stërvitjet, por sjell një befasi të madhe

Futboll

Nis stërvitjet, por sjell një befasi të madhe

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:16
Hoze Murinjo

Skuadra e Romës ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri 2023-2024, me shpresën që të zhvillojë një tjetër sezon pozitiv.

I pari që ka mbërritur në Trigoria ka qenë trajneri portugez Hoze Murinjo, që ka pritur një e nga një të gjithë lojtarët e grumbulluar për fazën përgatitore.

Trajneri do ta nisë fazën përgatitore me Svilar, Boer, Karsdorp, Mançini, Smoling, Llorente, Zalevski, Matiç, Aouar, Pagano, Dibala, Solbakken, Belotti dhe El Shaaravi.

Nga data 17 korrik do të bashkohen edhe Kristante, Bove, Spinazola, Ibanez, Çelik, Pellegrini, Rui Patrisio e Ndicka.

Sezoni i ri pritet të jetë interesant për Roma, teksa në foton e postuar në rrjetet sociale zbulohet një surprizë. Skuadra e sezonit të ri do të luajë me 3 mbrojtës, duke bërë që trajneri Murinjo të dalë nga skema e tij tradicionale me 4 mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat