Partizani do synojë një rezultat pozitiv

Futboll

Partizani do synojë një rezultat pozitiv

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:23
Zekiq

Partizani do synojë një rezultat pozitiv, në ndeshjen e të martës në orën 20.45, ndaj Bate Borisov.

Trajneri i të kuqve, Zoran Zekiq ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së parë të turit të parë kualifikues të Champions League, ku u shpreh se skuadra do bëjë të pamundurën për suksesin.

“Jam prej 1 muaji këtu, kam pasur 25 ditë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, por nuk është e rëndësishme të flasim sot por nesër të bëjmë më të mirën. Është një ndeshje shumë e rëndësishme duke parë edhe afatin e shkurtër kohor. Ndjej keqardhje pasi bëmë vetëm 2 ndeshje miqësore.

Ndonjëherë në futboll këto nuk vlejnë asgjë. Kemi stërvitjen e fundit, formacioni është i ideuar por nuk është mirë që të deklaroj përpara pasi mund të ketë të papritura.

Nuk ka pika të dobëta apo të forta, janë 90 minuta të rëndësishme nesër. Kam folur për 25 ditë me skuadrën. Duhet të përballojmë ndeshjen me mentalitetin e duhur. Kam parë 4 ndeshjet e fundit të BATE-s, janë skuadër e mirë me lojtarë cilësor por ne duhet të japim më të mirën në fushë të arrijmë objektivin për skuadrën, klubin dhe tifozët.

Kemi disa lojtarë që nuk janë në 100%. Shpresoj që nesër të jenë të gjithë gati. Në këto 2 ndeshje miqësore kam përdorur të gjithë lojtarët për të parë gjendjen fizike.

Në këtë moment nuk mendoj për lojtarët që do të afroj por vetëm për rezultatin ndaj BATE Borisov pasi çdo gabim do të na kushtojë shumë. Në të gjitha seancat mendoj se si ne kemi punuar, ju keni më shumë informacion se unë.  Kur sulmojmë e bëjmë që nga mbrojtja pastaj fillon gradualisht skuadra.

Do të shohim nesër, mund të kemi disa surpriza. Pas 25 ditësh ende nuk i di të gjitha kualitetet e skuadrës. E para dhe e fundit ndeshje për mua s’ka rëndësi, unë provoj të fitoj gjithmonë. Është një ndeshje e rëndësishme, duhet të sulmojmë këdo, të mbrojmë njëri-tjetrin. Në këtë moment duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të gabojmë që të marrim një rezultat të mirë.

Dikush mund t’i kuptojë idetë e mia për 20 ditë ndërsa dikush tjetër nuk i kupton dot për 2 vjet. Nuk duhet të krijojmë alibi, nesër të japim maksimumin.  Nga momenti që kam ardhur, kam transmetuar idetë e mia. Është një ekip totalisht ndryshe. Pozicionet e lojtarëve do të jenë ndryshe nga ato që kemi parë. Partizan më i fortë apo jo e shohim nesër. Çdo ditë ka dicka për të provuar. Unë mundohem të ndihmoj lojtarët që të pasqyrojnë idetë e mia në fushë.

BATE ka më shumë eksperiencë në Europë por nesër duhet të mendojmë vetëm për 90 minuta. Kur isha te Osijek kishim 25 vite pa marrë pjesë në Europë dhe ne u prezantuam mjaft mirë. Nuk është e rëndësishme kush e nis titullarë, por si përfundon ndeshja. Kur ka 5 zëvendësime është shumë favorizues dhe secili që është në pankinë është i rëndësishëm”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat