Fofana është zyrtarisht një futbollist i Union Berlinit

Futboll

Fofana është zyrtarisht një futbollist i Union Berlinit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:29
Chelsea

David Datro Fofana është zyrtarisht një futbollist i Union Berlinit, me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë që huazohet për një vit në Bundesligë.

20-vjeçari erdhi në janar te Chelsea për të zëvendësuar Armando Brojën, i cili pësoi një dëmtim të rëndë duke humbur sezonin.

Gjithsesi Fofana nuk shkëlqeu aq sa pritej dhe për këtë arsye trajneri Poçetino zgjodhi që ta huazonte për një vit te Union Berlini.

Kjo e fundit që surprizoi sezonin e kaluar, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat