Sa përfiton KF Llapi?

Futboll

Sa përfiton KF Llapi?

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:58
Daku

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku ka nënshkruar me klubin rus, Rubin Kazan dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i transferimit dhe prezantimi i tij.

Daku shkëlqeu në sezonin e fundit në Slloveni me ekipin Mura, duke shënuar 19 gola dhe 2 asistime në 33 paraqitje.

Paraqitjet e tij të mira me sllovenët, por edhe me Ballkanin para dy sezoneve kanë bërë që Daku të pëlqehet shumë.

Sipas mediumit rus “tatar-inform.ru”, Rubin Kazan ka arritur tashmë marrëveshje me kroatët e Osijekut për transferimin e sulmuesit gjilanas. Transferimi i 25-vjeçarit nën pronësi të Osijekut do t’i kushtojë 1.2 milion euro rusëve, edhe pse kroatët fillimisht kërkuan 1.5 milion dhe Rubin Kazani ofroi vetëm 1 milion euro.

Në të njëjtën kohë, jo të gjitha paratë do të shkojnë te klubi kroat, pasi këtu do të përfitoj edhe ish-klubi i Dakut, KF Llapi, i cili e shiti te Osijeku për 60 mijë euro në vitin 2016.

Llapi nga ky transferojë do t’i fitojë plot 15 për qind të shumes së transferimit, e përkthyer në 180 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat