I lindur dhe rritur në Zvicër, talenti Andi Aliu ëndërron fanellën kuqezi

Futboll

I lindur dhe rritur në Zvicër, talenti Andi Aliu ëndërron fanellën kuqezi

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:27
Andi Aliu me të gjelbra

Një futbollist i talentuar me prejardhje nga Lugina e Preshevës është duke u rritur në Zvicër. Bëhet fjalë për Andi Aliun prindërit e të cilit janë nga Rahovica e komunës së Preshevës.

Andi Aliu është i lindur më 3 korrik 2006 në Rebstein të kantonit të St. Gallenit. Tani para një jave kur i mbushi 17 vjet është bërë pjesë e Wil U18, në fakt duke u rikthyer pas një kohe të kaluar në ekipine të rinjve të St Gallen U18.

Ai luan në çdo repart ofensiv, ndërsa pozita e sulmuesit tipik është ideale për të. Aliu dallohet me driblime të forta, i rrezikshëm me kokë para portës kundërshtare dhe shut të fortë e preciz.

Ai sezonin që kaloi duke luajtur për Wil U-16 i shënoi 5 gola dhe asistoi në një tjetër gol në fitoren e thellë prej 9-1 kundër Vaduzit, raporton Open.TV.

Trajneri i Wil U-18 çmendet pas Andi Aliut dhe ai ka insistuar që të kthehert te ekipi i tyre.

Ndryshe, Andi Aliu me futboll ka nisur të merret në moshën 5 vjecare te FC Rebstein, kurse më pas prej U11 deri në U15 te RB. Nga këtu ai u transferua te Wil U-16, kurse pas një viti klaloi te St Gallen U-18, për tu kthyer këtë sezon sërish te Wil U-18.

Si çdo i ri edhe Andi Aliu ka ëndrrat e tij. Ai dëshiron që një ditë të vesh fanellën kuqezi të Kombëtaeres shqiptare, kurse nga lojtarët e mëdhenj e admiron Messin, ndërsa Barcelonën është klubi i tij i preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat