Aydin takoi futbollistët

Futboll

Aydin takoi futbollistët

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:30
FC Shkupi

Kryetari i klubit të futbollit Shkui Olgun Aydin tani më disa ditë po qëndron në Shkup dhe nga afër ka përcjellë edhe punën e ekipit, që ka zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit të së enjtes kundër skuadrës lituaneze Hegelmann.

"Sigurisht se kjo ka bërë që futbollistët dhe stafi të kenë një mbështetje shumë të fortë përpara këtij udhëtimi. Ndërkohë tani më disa vite është bërë tradicionale edhe darka me gazetarët sportiv të medieve të ndryshme nga vendi.

Edhe në këtë takim ku prezent ishte presidenti Aydin, menaxheri gjeneral Emir Shabani, anëtari ekzekutiv i bordit, Mesut Abdullah Bozkurt, stafi i trajnerëve Cihat Arslan dhe ndihmësi Fevzi Ljajiç, si dhe drejtori sportiv Damir Ibriç në bisedë të lirë diskutuan lidhur me ecurinë e futbollit vendor, ambiciet dhe prurjet e reja në klub dhe tema të ndryshme lidhur me futbollin në vend, rajon dhe atë ndërkombëtar.

Gazetarët ndanë mendimin se këto takime të hapura mes kryesisë janë shumë të mirëpritur, duke mësuar drejtpërdrejtë për ekipin dhe punën që po bëhen te FC Shkupi.

Skuadra sot (e martë), në orët e mëngjesit niset drejt Kaunasit, të mërkurën do të kenë stërvitjen zyrtare, para ndeshjes të së enjtes (13.07.2023), që luhet në stadiumin “Darius and Girėnas” në Kaunas", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat