Manchester United i vendos çmimin Maguires

Futboll

Manchester United i vendos çmimin Maguires

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:49
Maguire

Manchester United i vendos çmimin Maguires!

Duket se e ardhmja e kapitenit anglez të Manchester United është ende në pikëpyetje. Harry Maguire nuk është më titullar te “djajtë” dhe zërat kumbojnë për një largim të tijin nga “Old Trafford”.

Sipas “Manchester Evening News”, drejtuesit e klubit anglez i kanë vendosur një çmim prej rreth 60 milionë eurove. Kjo është një shifër që asnjë klub tjetër nuk do ta paguante për të marrë shërbimet e Maguire.

United shpenzoi më shumë se 87 milionë euro për Maguire dhe tashmë klubi nuk është i gatshëm ta lërë të largohet për më pak se gjysma e shpenzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat