​Me këtë formacionet pritet të luajë Ballkani kundër Ludogoretsit

Futboll

​Me këtë formacionet pritet të luajë Ballkani kundër Ludogoretsit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:12
Ilir Daja

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do ta nis sot rrugëtimin në garën më prestigjoze të UEFA-së në futboll për klube, Ligën e Kampionëve.

Portokallinjtë do të ndeshen sonte me Ludogoretsin që është kampion i Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja, ka thënë se janë të gatshëm për këtë sfidë dhe se nuk do të luajnë në mbrojtje, por që do të kërkojnë rezultat pozitiv në fushë.

Ai shtoi se Ballkani e përfaqëson gjithë futbollin e Kosovës në këtë garë dhe se për këtë arsye lojtarët duhet ta lënë edhe shpirtin në fushë.

Sa i përket formacionit të kampionit kosovar, në portë pritet të debutojë Enea Koliqi, ndërsa sulmit do t’i prijë Albion Rrahmani i mbështetur nga Gripshi dhe Korenica.

Ky është formacioni i mundshëm:

Ballkani: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Potoku; Emerllahu, Kuc; Korenica, Gripshi, Trashi; Rrahmani;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat