Juventusi kërkon çmim simbolik për Pogban

Futboll

Juventusi kërkon çmim simbolik për Pogban

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:51
Pogba

Thuhet se Paul Pogbas i është ofruar një ofertë e majme nga skuadra saudite, Al Ahli dhe Juventusi tani i ka vënë një çmim simbolik mesfushorit francez.

Pogba përhapi spekulimet për largim nga Juventusi kur u pa që kishte udhëtuar në Jeddah. Edhe pse natyra e vizitës shihej të jetë personale, thuhet se ai ka vizituar qendrën stërvitore të Al Ittihad.

Klubet nga Arabia Saudite kanë qenë tejet të zëna në këtë merkato, duke transferuar yje të njohur të futbollit si Karim Benzema, N’Golo Kante e Roberto Firmino.

“Gazzetta dello Sport” bën të ditur se si Al Ahli i ka dërguar agjentes së Pogbas, Rafael Pimenta, një ofertë e cila përmban një kontratë tre vjeçare në vlerë të 100 milionëve, për ta bindur fituesin e Kupës së Botës të kalojë në Ligën Pro Saudite.

Juventusi do të lejojë largimin e 30 vjeçarit këtë verë dhe do të pranonte një ofertë në regjionin e 10 milionë eurove.

“Zonja e Vjetër” e riktheu Pogban në skuadër vitin e kaluar, kur edhe e transferoi si lojtar të lirë pas largimit nga Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat