Ballkani prezanton fanellat e reja për sezonin e ri

Futboll

Ballkani prezanton fanellat e reja për sezonin e ri

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 16:31
FC Ballkani

Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2023/24.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë zyrtare për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve ndaj Ludogorets.

E në këtë sfidë suharekasit do të vishen me fanellat e reja nga marka ‘Uhlsport’.

"Kemi kënaqësinë t’i prezantojmë fanellat edicionit të ri, 2023/24.

Ky është modeli për ndeshjet vendas të kampionëve tanë.

Që sonte, me to futbollistët do të paraqiten në “Fadil Vokrri”, në duelin kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets.

Na priftë e mbara!", njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat