E ardhmja e Brojës

Futboll

E ardhmja e Brojës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 16:33
Broja

Chelsea ka future në “rreth të kuq” për sulmin 88-golëshin Dushan Vllahoviq, serbin e Juventusit. Sipas mediave britanike, ky është një lajm i mrekullueshëm për West Ham-in, që prej kohësh pëlqen Armando Brojën.

Të dyja klubet në fjalë të Premier League janë të zhytyr në merkato për një sulmues të ri gjatë merkatos së verës. Dyshja e “Hammers”, Michail Antonio dhe Gianluca Scamacca, përballen me të ardhme të pasigurta, ndërsa trajneri i ri i Chelsea, Mauricio Pochettino, thuhet se dëshiron një tjetër sulmues në radhët e të tijve.

Pavarësisht se West Ham ka futboll evropian për të luajtur në sezonin e ri, ndërsa Chelsea jo, blutë e Londrës, duke pasur parasysh shumat e mëdha që shpenzojnë për transferime dhe paga, do të bëjnë blerje në një nivel tjetër të tregut.

Por nga një blerje e mundshme në sulm e Chelsea mund të përfitojë në fakt West Ham. Nëse Vlahovic mbërrin në “Stamford Bridge”, atëherë sulmuesi shqiptar do të kërkojë të lëvizë diku tjetër, ku mund të luajë rregullisht.

West Ham e pret krahëhapur Armando Brojën. Në fillim të këtij muaji, “Corriere Dello Sport” raportoi se Chelsea po përpiqet të marrë sulmuesin serb Vlahovic. Paralelisht, West Ham ka ripërtërirë interesin e vet për nënshkrimin e sulmuesit të Chelseat, Broja, pasi e ndoqi atë verën e kaluar.

Kësisoji, lajmet nga Italia do të jenë me interes serioz si për Pochettino, ashtu edhe për David Moyes. Juventusi tani po mendon seriozisht ta shesë Vlahovic te Chelsea, madje ka piketuar tre emra për zëvendësuesin e mundshëm.

Juventus, që ka qenë në bisedime me West Ham për të larguar Denis Zakaria, i cili ishte i huazuar te Chelsea sezonin e kaluar, tani thuhet se është i gatshëm ta shesë Vlahovic te blutë për 63-68 milionë stërlina. Kjo do t’i hapte shumë rrugën Brojës për t’u larguar, me West Ham që thuhet se është vërtet i interesuar për shqiptarin e lindur në Slough.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat