Postecoglou dhe e ardhmja e Kane

Futboll

Postecoglou dhe e ardhmja e Kane

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:06
Kane

Këtë të mërkurë, kur të rifillojnë stërvitjet, trajneri i ri i Tottenham, Ange Postecoglou dhe Harry Kane do të takohen ballë për ballë.

Do të jetë një mundësi, tha trajneri australian, për t’i shpjeguar sulmuesit se si ai synon ta përfshijë atë në “vizionin” e tij të lojës dhe të jetë në gjendje ta mbajë atë në Londër, duke tejkaluar ofertën nga Bayern Munich që, sipas zërave, kanë gati 70 milionë sterlina (rreth 82 milionë euro) për ta marrë në Bundesliga.

Kapiteni i Anglisë, 29 vjeç dhe me një kontratë me Spurs që skadon në fund të qershorit 2024, shënoi 30 gola në Premier League sezonin e kaluar.

“Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe unë dua që ai të përfshihet këtu”, tha Postecoglou në një konferencë për shtyp.

“Unë thjesht dua t’i prezantohem Harryt, t’i jap atij vizionin tim, të kuptoj prej tij se cili është ai.

Ne do të flasim se si mund ta bëjmë këtë një klub të suksesshëm dhe nuk ka dyshim se këtë dëshiron edhe ai”.

I pyetur nëse i ishte dhënë ndonjë garanci për të ardhmen e Kane, ai u përgjigj: “Jo, nuk kam pasur asnjë garanci dhe nuk do ta prisja. Sa për mua, po përpiqem të fokusohem në atë që di tani dhe Harry është pjesë e skuadrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat