Klubi i ri rus i Dakut injoron Kosovën

Futboll

Klubi i ri rus i Dakut injoron Kosovën

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:37
Daku

Sulmuesi nga Kosova, që ka edhe pasaportë shqiptare, nënshkroi kontratë tre-vjeçare me klubin nga elita e futbollit.

Në njoftimin zyrtar të transferimit të tij, klubi nga Rusia nuk përmendi klubet nga Kosova, tek te cilat 25-vjeçari ka qenë në të kaluarën.

Përveç klubit kroat, Rubin Kazani përmendi vetëm Kukësin dhe Muran, aty ku  kishte luajtur si i huazuar.

Mirëpo, Daku si i huazuar kishte luajtur edhe te Ballkani, teksa ai te Osijeku ishte transferuar nga Llapi, në vitin 2018, për 60 mijë euro.

Madje, klubi nga Podujeva do të përfitojë 180 mijë euro nga ky transferim i Dakut, pasi mban 15% të kartonit të tij.

Sulmuesi shtatlartë më herët ka qenë edhe pjesë e Hajvalisë.

Vlen të theksohet se klubi i Rubin Kazanit nuk ka përmendur as vendin prej nga vjen Mirlind Daku.

Njoftimi nga klubi i Rubin Kazanit:

“Daku në Rubin

Sulmuesi 25-vjeçar Mirlind Daku iu bashkua ekipit tonë

Futbollisti ka nënshkruar kontratë me Rubin për një periudhë 3-vjeçare

Më parë Daku ka luajtur për “Kukësin” shqiptar, “Muran” sllovene dhe “Osijekun” kroat

Mirësevini në Kazan, Mirlind!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat