Gnonto mbetet në Premier League

Futboll

Gnonto mbetet në Premier League

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 20:40
Gnonto

Gnonto mbetet në Premier League

Ndonëse u përfol gjatë për një rikthim në Serinë A, Wilfried Gnonto do të vijojë të luajë në Premier League.

Sulmuesi i talentuar italian është shumë pranë transferimit te Evertoni, teksa mediat angleze bëjnë me dije se tashmë ka edhe një marrëveshje mes klubit nga Liverpooli dhe Leeds United, që mban kartonin e futbollistit.

Kartoni i Gnonto vlerësohet rreth 22 milionë euro, teksa tashmë klubi i Evertonit po negocion me agjentët e futbollistit, para se të zyrtarizohet transferimi.

Gnonto ishte përfolur edhe për një rikthim te Interi, megjithatë duket se asnjë klub në Itali nuk është gati të paguajë vlerën që kërkon Leeds united për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat