Para 25 viteve, shqiptari i parë që u fut në histori të Kampionatit Botëror

Futboll

Para 25 viteve, shqiptari i parë që u fut në histori të Kampionatit Botëror

Nga: K. Goca Më: 11 korrik 2023 Në ora: 21:27
Ardian Kozniku

Para 25 viteve një shqiptar nga Kosova, në fanellën e kombëtares së Kroacisë, ka puthur medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror.

Është Ardian Kozniku që ishte pjesë e kombëtares së Kroacisë, edhe pse nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen për vend të tretë, shijoi fitoren e madhe me rezultat 2:1 ndaj Holandës.

Ndeshja ishte zhvilluar në stadiumin “Parc des Princes” në Paris, shikues 45.500.

Image

Medalja e bronztë dhe fanellat

Për kroatët shënuan Prosineçki (14') e Shuker (36') dhe për holandezët realizoi Zenden (22’).

Sot me 11 korrik bëhen 25 vite, kur Kozniku bëhet shqiptari i parë në Histori të futbollit, që shijoi medaljen e bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat