Zyba: Na pret një ndeshje e vështirë në Bullgari

Futboll

Zyba: Na pret një ndeshje e vështirë në Bullgari

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:58
Ballkani

Ballkani shënoi fitore sonte në ndeshjen e parë ndaj Ludogoretsit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës triumfuan me rezultatin e pastër 2:0.

Autori i golit të dytë, Qëndrim Zyba, u shpreh i lumtur për fitoren, teksa falënderoi edhe trajnerin, Ilir Daja, për besimin që i ka dhënë

“Po bëj detyrat që më takojnë në ndeshje, edhe profesori më ka dhënë besimin, ndërsa unë po jap gjithçka nga vetja.

Ne jemi shumë mirë të përgatitur fizikisht, por edhe kundërshtari është mirë fizikisht dhe ka cilësi të mëdha. Ne kemi stërvitur gjatë gjithë kohës dhe jemi përshtatur shumë mirë, prandaj nuk e kishim problem të koordinohemi. Janë automatizuar lëvizjet, e dimë saktë se ku do jetë lojtari”, tha fillimisht 22-vjeçari.

Ai në fund tha se ende nuk ka përfunduar asgjë, duke theksuar se në Bullgari do t’i pret një ndeshje e vështirë.

“Ne kemi bërë 50% të punës. Na pret një punë shumë e vështirë në Bullgari”, deklaroi Zyba.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 korrik, në “Ludogorets Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat